Tufa masive karkalecash kanë pushtuar shkretëtirën e Saharasë, duke shkaktuar probleme serioze për shoferët që kalojnë nëpër këtë zonë.
Siç shihet në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, mijëra karkaleca kanë mbuluar rrugën, ndërsa të tjerët fluturojnë në ajër dhe përplasen me automjetet në lëvizje, duke vështirësuar dukshmërinë dhe qarkullimin.
Drivers crossing the Sahara encountered massive swarms of locusts slamming into their cars.
“We went through a few intense locust swarms and happened to catch the worst one on my camera,” said Salah Abdelhadi, who filmed the video.
Locusts can decimate cropland, crippling farms pic.twitter.com/BtUzDPeoN0
— The Washington Post (@washingtonpost) February 27, 2026
“Ne kaluam përmes disa tufave të karkalecave dhe arritëm të kapnim më të këqijat prej tyre në kamerën time”, tha Salah Abdelhadi, i cili publikoi videon që tashmë është bërë virale.
Karkalecat, që lëvizin me ndihmën e erërave, mund të përshkojnë deri në 160 kilometra në ditë. Sipas Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara, karkalecat – veçanërisht ata të shkretëtirës – konsiderohen ndër dëmtuesit migratorë më shkatërrues në botë, për shkak të kapacitetit të tyre për të përfshirë zona të mëdha brenda një kohe të shkurtër.
Autoritetet në rajon po monitorojnë situatën, ndërsa shoferët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në zonat e prekura.
