Gazetare: Ajnur Bafqari

Për Ramazan bizneset e vogla ushqimore, ndryshojnë ritmin, dhe e përshtatin orarin dhe veprimtarinë e tyre me iftarin dhe syfyrin.

I tillë është rasti i këtij lokali, ku gjatë gjithë vitit shesin kryesisht donerë, por për Ramazan, mishi i donerit gjatë ditës “zbret” nga shufra, ndërsa fokusi vendoset te ëmbëlsirat.

“Jashtë Ramazanit, gjithë ditën jemi duke shitur donerë, plus bakllava dhe ëmbëlsira. Tani për Ramazan, deri në iftar jemi duke shitur vetëm bakllavë dhe ëmbëlsira, e pas iftarit deri në syfyr me donerë”, tha Jeliz, pronare e biznesit -MERI 0088.
Jelizi thotë se interesimi për ëmbëlsira është shumë i lartë, ndërsa me afrimin e kohës së iftarit deri në 15 persona njëherësh, presin radhën për të marrë ëmbëlsirat e tyre.

“Nga 20-25-30 tepsi bakllava në ditë jemi duke i shitur deri në ora 5 në iftar domethënë, e tullumbat minimum 150 kilogram deri në orën 5, deri në iftar”, u shpreh Jeliz, pronare e biznesit- MERI 0088.
Më të preferuara, Jelizi thotë se janë tullumbat, ku kërkesat janë aq të larta, sa nuk arrijnë ti mbulojnë./Alsat.mk

The post Gjatë muajit te Ramazanit disa biznese kanë ndërruar veprimtarinë appeared first on Alsat.