Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, besohet se është vrarë në sulmet amerikano-izraelite, ka raportuar televizioni izraelit “Channel 1”.
Një zyrtar i lartë izraelit i ka thënë televizionit se sipas mendimit të tyre “Ali Khamenei nuk është më në mesin tonë”.
“Do të ishim të habitur nëse Khamenei shfaqet live (është paralajmëruar se lideri suprem do t’i drejtohet popullit pas pak). Sipas mendimit tonë, ai nuk është më mes nesh, por po presim konfirmimin zyrtar”, ka thënë ai.
Një tjetër burim ka thënë se lideri suprem i Iranit nuk i mbijetoi sulmeve.
Më herët është shfaqur një imazh satelitor ku kompleksi ku jetonte Khamenei ishte nën tym.
