Në muajin shenjtë të Ramazanit, solidariteti dhe humanizmi po marrin kuptim të veçantë në Kumanovë.
Shoqata humanitare “Shpresa e mirësisë” po shpërndan çdo ditë qindra iftare për familjet në nevojë.
Nismëtari Faik Asani, bëri të ditur se interesimi dhe mbështetja e bamirësve po rritet nga dita në ditë, duke shtuar edhe numrin e iftareve të përgatitura.
“Ne sivjet kemi filluar me 350 iftare në ditën e parë, pastaj siç është rritur numri, ashtu e kemi rritur numrin e nevojtarëve. Ditën e dytë kemi bërë 400 iftare ditën e tretë 450, të katërtën gjithashtu 450 dhe sot bamirësit janë shtuar, njëkohësisht uroj që sot të shpërndahen 500 iftare në Kumanovë dhe rrethinë”, tha Faik Asani.
Kjo mbështetje bëhet më shumë nga mërgimtarët, por edhe prej qytetarëve te vendit, me qëllim që t’i mbështesin jetimët, invalidët dhe skamnorët.
“Iftaret përgatiten për disa lloje të qytetarëve, siç janë jetimët dhe invalidët, kemi shkuar në atë aspekt që t’i shohim ata të cilët kanë më së shumti nevojë.
-Sa u kushton juve një porcion për një person?
Porcioni për një person kushton katër euro, ne i kemi katër menyja të ndryshme”, deklaroi Faik Asani.
Përveç iftareve, kjo shoqatë shpërndan edhe paketa ushqimore.
