Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se ka formuar një shtab krizash për të monitoruar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Ky shtab është në gatishmëri 24 orë për t’u ofruar ndihmë dhe asistencë qytetarëve maqedonas në zonat e prekura.

 Ministria apelon që qytetarët të ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të respektojnë protokollet e sigurisë, ndërsa udhëtimet jo të domosdoshme drejt rajonit të shtyhen deri në përmirësimin e situatës. Për çdo ndihmë ose informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Ministrinë përmes kanaleve diplomatike dhe konsullore.