Gazetar: Miki Trajkovski
Sektori i turizmit druan se edhe këtë verë do të përballet me mungesë serioze të fuqisë punëtore, sepse punonjësit më të kualifikuar vazhdon t’i marrë kryesisht Kroacia, ku ofrohen kushte më të mira pune dhe paga shumë më të larta.
“Vendet e tjera tashmë japin lehtësime për të sjellë personel nga shtete të tjera, siç janë ato nga Ballkani, dhe këtu paraqitet pika kritike, ku nuk mund të kemi staf të kualifikuar në nivelin që duhet të jetë,” deklaroi Kërste Bllazheski – kryetar i HOTAM-it.
Në prag të sezonit veror, edhe shtetet e rajonit kërkojnë mënyra për ta kapërcyer këtë problem. Shqipëria ka nevojë për rreth 30.000 punëtorë. Rreth 3000 të punësuar në sektorin turistik e kanë lënë vendin për paga më të mira.
“Qeveria planifikon të subvencionojë punëtorët sezonal turistikë me 4 muaj pagë dhe sigurim, me qëllim që këta punëtorë, rreth 30% e punëtorëve turistikë, të bëhen të punësuar të përhershëm, të kenë kontratë pune dhe të kenë mundësi të trajnohen e të jenë të përgatitur për sezonin e ardhshëm turistik,” deklaroi Zak Topuzi – kryetar i Shoqatës Shqiptare për Turizëm.
Topuzi thotë se për realizimin e kësaj mase do të nevojiten mes 60–70 milionë euro, por duke pasur parasysh se Shqipëria realizon rreth 5 miliardë euro të ardhura nga turizmi, kjo është një mbështetje minimale.
Në Mal të Zi kërkohet të lehtësohet procedura për punësimin e punëtorëve të huaj, ngjashëm me Kroacinë. Në Bullgari, këtë sezon planifikojnë të kenë punonjës nga Kirgistani.
“Shumë personel i mirë, me kualifikim të mirë dhe me vizion të mirë, dhe unë mendoj se për këta të rinj mund të gjejmë punë, në mënyrë që interesat e tyre të jenë të kënaqura, ndërkohë që edhe ata që trajnohen dhe pronarët e bizneseve të kenë përfitim,” deklaroi Bllagoj Radin – Shoqata e Hoteleve të Bullgarisë.
Në Maqedoninë e Veriut, përveç rritjes së kuotave për punëtorët e huaj, me Ligjin për angazhimin e punës nga 1 janari, pensionistët, studentët, nxënësit mund të punojnë deri në 6 muaj, pa frikën se do të humbasin pensionin, bursën apo ndihmën sociale. Pritjet janë që kjo masë deri diku ta zbusë problemin. /alsat.mk
The post Edhe pse sezoni veror është larg gastronomët kanë shfaqur frikën e mungesës së fuqisë punëtore appeared first on Alsat.
