Të biesh për t’u ngritur më i fortë. Federico Dimarco, në finalen e Mynihut preku një nga momentet më të vështira të karrierës, me një paraqitje nën nivel në skenën më të madhe. Pas largimit të Simone Inzaghit, trajnerit që i dha besim, shumë menduan se forma e tij ishte në rënie, por mbrojtësi i majtë zikaltër i përgënjeshtroi të gjithë.
Sot është një nga kandidatët kryesorë për MVP në Serie A dhe po rishkruan rekordet. Me golin e bukur për 1-0 ndaj Genoa, arriti në 20 kontribute golash: 6 gola dhe 14 asistime. Ai barazoi rekordin e Massimo Oddo (2005/06) si mbrojtësi me më shumë gola dhe asistime në historinë e Serie A me 20 skuadra.
Me 11 ndeshje të mbetura, mund ta thyejë këtë rekord dhe të afrohet edhe me rekordin absolut të asistimeve të Papu Gomez (16) në sezonin 2015/16. “Është një sezon i bukur, por nëse këto shifra nuk sjellin trofe vlejnë më pak. Preferoj më pak statistika dhe të fitojmë kampionatin”, – tha ai.
The post Dimarco, shifra prej “MVP”-je dhe rekorde të thyer: Megjithatë, pa trofe vlejnë pak… appeared first on Telesport.
