Kalendari është i ngjeshur, por Liverpool-i nuk dëshiron të marrë përsipër rreziqe të panevojshme. Florian Wirtz do të qëndrojë jashtë edhe disa ditë, ndërsa stafi mjekësor i “Reds” po menaxhon me kujdes rikuperimin nga problemi i shpinës që e ka ndaluar në javët e fundit. Mesfushori gjerman ka munguar në fitoret ndaj Nottingham Forest dhe West Ham, me shumë gjasa nuk do të jetë i gatshëm as për dy sfidat e ardhshme në Premier League ndaj Wolverhampton.

Arne Slot konfirmoi linjën e kujdesit: “Ndeshja e nesërme është ndoshta shumë pranë, ndoshta edhe ajo e fundjavës. Shpresojmë ta kemi përsëri gati javën e ardhshme”. Wirtz e kishte nisur 2026 me formë të shkëlqyer, 4 gola dhe 2 asiste në 6 ndeshje, para se të ndalej nga një dëmtim gjatë nxehjes për ndeshjen ndaj Forest. Slot shtoi: “Sinqerisht, nuk di akoma kur do të kthehet.

Forma e tij e gjatë tregon shumë mbi mentalitetin që ka, duke konsideruar kalimin nga Bundesliga në Premier League”. I ardhur nga Bayer Leverkusen për 116 milionë paund, Wirtz ka 6 gola dhe 8 asiste në 35 paraqitje me “Reds”. Rikthimi mund të bëhet për ndeshjen e Champions League ndaj Galatasaray, pa nxituar. Liverpool preferon të presë sesa të rrezikojë më vonë.

The post Liverpool “qan” mungesën e Wirtz, ja kur pritet të kthehet ylli gjerman appeared first on Telesport.