Në një deklaratë të re, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thotë se ka vrarë Sayed Yahya Hamidi, zv.ministrin iranian të inteligjencës për çështjet izraelite.
Po ashtu, është vrarë Jalal Pour Hossein, kreu i divizionit të spiunazhit në ministrinë e inteligjencës, si dhe zyrtarë të tjerë të “regjimit”, thuhet në deklaratë.
Deklarata nuk jep detaje se si, kur apo ku janë vrarë.
Gjithashtu shton se selia e Ministrisë iraniane të Inteligjencës në Tehran u godit “pak kohë më parë”.
The post Izraeli godet zyrtarët iranianë të Inteligjencës, vritet zv.ministri dhe kreu i divizionit të spiunazhit appeared first on Alsat.
