Irani është pranë përjashtimit nga Botërori 2026. Konflikti në vend pas sulmeve amerikano-izraelite ka krijuar si prioritet zgjidhjen e krizës dhe ruajtjen e jetëve njerëzore, duke e lënë sportin në plan të dytë. “Pas këtij sulmi, nuk mund të shpresojmë ta shohim Botërorin me optimizëm”, – tha Mehdi Taj, presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit.
Po kush mund ta zëvendësojë Iranin? Pa njoftime zyrtare nga Irani apo FIFA, organizatorët e turneut në SHBA, Meksikë dhe Kanada, që nis më 11 qershor, kanë filluar lëvizjet. Sipas disa spekulimeve, Iraku mund të kualifikohet në grupin G me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin.
Në këtë rast, Emiratet e Bashkuara Arabe do të zëvendësonin Irakun, aktualisht në “play-off” kundër Bolivisë ose Surinamit. Ende nuk ka konfirmime për një ripërzgjedhje apo “wild card” për ndonjë ekip të madh që mund të përjashtohet nga “play off”-i i marsit, ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria.
The post Irani drejt largimit nga Botërori 2026, ja kombëtarja në avantazh për ta zëvendësuar appeared first on Telesport.
