Në përputhje me informacionet e fundit të marra nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më shumë se 400 qytetarë kanë kërkuar informacion në lidhje me mundësinë e evakuimit, ndërsa rreth 30 prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për t’u larguar nga vendet e Lindjes së Mesme në rastin e parë të mundshëm, informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Për qytetarët të cilët ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në shtetin e Katarit, në përputhje me informacionet dhe udhëzimet nga institucionet kompetente, aktualisht nuk ka kushte të sigurta për evakuim. Për qytetarët e Maqedonisë të cilët ndodhen në Izrael, alternativat e mundshme për evakuimin e tyre të sigurt tashmë po shqyrtohen dhe koordinohen në mënyrë aktive.
Siç theksojnë nga atje, me të gjithë personat e raportuar mbahet komunikim i rregullt dhe i vazhdueshëm, gjatë të cilit po ndërmerren aktivitete përgatitore për ndihmë të mundshme dhe evakuim të sigurt të tyre, varësisht nga zhvillimi i situatës.
“Paralelisht, përfaqësitë diplomatike dhe konsullore po marrin të gjitha masat e nevojshme për të përgatitur dhe zbatuar në mënyrë të sigurt evakuimin e qytetarëve të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta bërë këtë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm me vendet mike dhe partnerët ndërkombëtarë me qëllim të zbatimit të koordinuar dhe të suksesshëm të procedurës, theksohet në kumtesën e MPJ.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, përmes linjës telefonike dhe përmes pëfaqësive diplomatike dhe konsullore, siç theksohet në kumtesë, mbetet plotësisht në dispozicion të qytetarëve. Edhe një herë, u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve tanë të cilët ndodhen në vendet e rajonit që të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme udhëzimet dhe direktivat e autoriteteve lokale kompetente të sigurisë.
Për informacione dhe ndihmë shtesë, në dispozicion janë:
SOS numri kujdestar (MPJTJ)
075/273-732
Ambasada e Republikës së Maqedonisës së Veriut në Doha.
Теl: +974 50 173 111
Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Abu Dabi
Теl: +971 56 441 7532
Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Tel Aviv
Теl: +972 54 500 8566
Теl: +972 54 967 0546
