Gjatë ditës së djeshme, në rrugën Gjevgjeli-Pika Kufitare “Bogorodicë”, policia ka arrestuar një shtetas të Turqisë, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, ai me një një automjet “Dacia” me targa të Shqipërisë, transportonte ilegalisht emigrantë.
“Më 02.03.2026, rreth orës 23:00, në rrugën lokale Gjevgjeli – Pika Kufitare Bogorodicë, zyrtarët policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gjevgjeli e privuan nga liria F.S. (46) nga Republika e Turqisë. Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit “Dacia” me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga i dyshuari. Në automjet u gjetën pesë persona emigrantë, prej të cilëve katër nga Afganistani dhe një nga Turqia. Personi është ndaluar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gjevgjeli, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
