Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka përcaktuar zyrtarët e ndeshjes play-off midis Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila do të luhet më 26 mars në Kopenhagë, në kuadër të barazhit për kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Në stadiumin “Parken”, drejtësia do t’i besone arbitrit gjerman Felix Zwayer. Ai do të ndihmohet nga asistentët e tij, Robert Kempter dhe Kristian Dietz, gjithashtu nga Gjermania, ndërsa rolin e arbitrit të katërt do ta ushtrojë Daniel Shlager.

Për sistemin e video-asistencës (VAR) janë përzgjedhur Bastian Dankert si arbitër kryesor dhe Sascha Stegemann si asistent (AVAR). Kontrolli i arbitrimit i është besuar skocezit Uilliam Jang, ndërsa delegat i ndeshjes nga UEFA do të jetë portugezi Zhoao Morais.

The post Zyrtare, një gjerman do të gjykojë “finalen” e Maqedonisë në Kopenhagë appeared first on Alsat.