Sot u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të javës së 21-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra e Tikveshit vazhdon me paraqitjet e mira në sezonin pranveror, pasi që mundi Arsimin në Gostivar me rezultat bindës, 5-0.Stojanov, Cindriç, Luçiano, Fanli dhe Gollubov ishin autor të golave për mysafirët.

Ndërkohë në Shkup, Makedonija Gjorçe Petrovi mundi Rabotniçkin me 3-1. Mysafirët avancuan me golin e Tallakovit, ndërsa Ali Adem barazoi shifrat, para se Stojçevski të sjell epërsi për vendasit. Në pjesën e dytë, një gabim trashanik të mbrojtjes mysafire, Nikoliç shënoi golin e tretë.

The post Tikveshi “deklasoi” Arsimin në Gostivarin appeared first on Alsat.