Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme do të prekë edhe ekonominë e RMV-së. Ekonomisti Fatmir Bytyqi vlerëson se nëse konflikti do të zgjasë më shumë, do të ketë rritje të çmimeve dhe të inflacionit. Efektet e para, sipas Bytyqit, do t’i shohim pas dy javësh.
“Çdo shtet normal, serioz, edhe të gjitha anëtarët e BE-së, por edhe shtete të tjera që marrin pjesë në Evropë, kanë rezervat e tyre për një periudhë kohore. Ne i quajmë rezerva shtetërore, por edhe rezervat në sektorin privat që janë të domosdoshme për t’i pasur çdo furnizues duhet të ekzistojnë. Në Evropë këto rezerva janë deri në 90 ditë, në Maqedoni janë deri në 45 ditë, kështu që çdo konflikt afatshkurtër mund të ketë implikime, luhatje të çmimeve, por jo në sasitë ose furnizimin. Çdo konflikt që mund të zgjasë më shumë se 40 ditë, po e them, do të sjellë definitivisht probleme në furnizim”, tha Fatmir Bytyqi – Ekonomist.
Sipas ekonomistit Abil Baush, edhe nëse konflikti përfundon brenda dy javësh, tregu nuk do të mund të stabilizohet, pasi brenda disa orëve çmimi i naftës është rritur rreth 10%.
“Kur ne mendojmë se këtë vit do të jetë viti kryesor për rikuperimin e ekonomisë, ne përsëri kemi, pra do të kemi krizë energjetike, për arsye se shihet kjo pjesë se brenda disa orëve çmimi i naftës u rrit për 10%, e tash përsëri brenda atyre 45 ditëve për të cilat duhet t’i shfrytëzojmë rezervat e naftës, përsëri nuk mund ta stabilizojmë tregun tonë në të ardhmen me çmimet, edhe nëse pas dy javësh mbaron lufta”, u shpreh Abil Baush – Ekonomist.
Faton Halili shpreson që pasojat nga konflikti në Lindjen e Mesme të jenë minimale dhe afatshkurtra, por paralajmëron se nëse lufta zgjat, qytetarët dhe vendi mund të përballen me probleme serioze ekonomike.
“Qytetarët e RMV-së nuk e kanë brengën se do të kenë ndonjë problem ushtarak ose ndonjë invazion. Qytetarët e Maqedonisë sa e sa vite me radhë, mund të themi prej kohës së pandemisë, brengën dhe hallin më të madh e kanë aspektin ekonomik. 13-53 14-03
Shpresoj që pasojat do të jenë minimale, nuk do të jenë afatgjata, por në qoftë se lufta, prap po e përsëris, vazhdon, atëherë vaj halli për qytetarët tanë, por vaj halli edhe për të gjithë ne. Sigurisht se do të ballafaqohemi me problematika shumë të rëndësishme”, tha Faton Halili – Ekonomist.
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, ku kalon rreth 30–40% e tregtisë botërore të naftës, sipas ekonomistëve do të ketë pasoja të mëdha në ekonominë globale. Sipas tyre, ndikimi nuk do të prekë vetëm Evropën, por edhe shumë vende të tjera që varen nga furnizimi dhe tregtia ndërkombëtare e naftës.
