Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu njoftoi se ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
“Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre, I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.”, ka shkruar Haxhiu./21Media
