E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit. Në njoftimin e fundit, Osmani bëri të ditur se ky veprim erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it. Këto amendamentet ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. “I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli!” – ka shkruar Osmani. /Alsat.mk

The post Zgjedhje të drejtpërdrejta për president, Vjosa Osmani procedon në Kuvend amendamentet appeared first on Alsat.