Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime propozoi Sejfulla Osmanin dhe Arbër Isakun për anëtar të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi, pas debatit publik ku morën pjesë përfaqësues të gjyqtarëve, avokatëve, shoqërisë civile, mediave dhe komunitetit akademik.
Sejfulla Osmani është doktor i jurisprudencës me përvojë si gjyqtar, avokat dhe profesor universitar; ndërsa Arbër Isaku është i diplomuar në drejtësi dhe ka përvojë në sektorin privat dhe institucione shtetërore.
Përndryshe, Këshilli Gjyqësor ka 15 anëtarë, nga të cilët 3 zgjidhen nga Parlamenti dhe dy nga presidenti./TV21
