Antoine Griezmann po luan sezonin e fundit me Atletico Madridit, pasi do të largohet në verë, një vit para përfundimit të kontratës. Francezi do të transferohet në MLS, tek Orlando City.
Ndërkohë, Atletico Madrid nuk ka humbur kohë dhe ka piëktuar zëvendësuesin ideal të Griezmann. Drejtori sportiv i “Colchoneros”, Mateu Alemany, ka nisur kontaktet me PSG-në për transferimin e mundshëm të Lee Kang-in, sulmuesit koreano-jugor.
Kontrata e 25-vjeçarit me parizienët skadon në vitin 2028, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet te 25 milionë euro, shifër që nuk përben problem për një ekip me financa të shëndosha si Atletico Madrid.
Lee Kang-in është një njohjë e vjetër e La Ligës, pas në vitin 2023 u transferua pikërisht nga Mallorca te PSG, për shifrën 22 milionë euro.
The post Griezmann drejt MLS-së, Atletico Madrid nuk humb kohë dhe gjen zëvendësuesin ideal të francezit appeared first on Telesport.
