Grupi parlamentar i VLEN-it priti sot në Kuvend studentët e nismës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e realizimit të kësaj të drejte dhe në nevojën për zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Bekim Qoku, shef i grupit parlamentar të VLEN-it, deklaroi se partia që ai përfaqëson është pa dyshim në anën e studentëve dhe përkrah gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, në përputhje me të drejtat kushtetuese.

The post VLEN përkrah studentët për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe appeared first on Alsat.