Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e shtatë. Izreali thotë se rreth 50 aeroplanë luftarakë kanë goditur një bunker nëntokësor të ndërtuar për udhëheqësin suprem të Iranit. “Khamenei u eliminua përpara se të mund të përdorte bunkerin gjatë operacionit, por kompleksi vazhdoi të përdorej nga zyrtarë të lartë të regjimit iranian”, tha IDF.
Sekretari i Luftës në SHBA, Pit Hegseth, ka thënë se sulmet ndaj Iranit do të “rriten në mënyrë dramatike”, ndërsa presidenti Donald Trump paralajmëroi forcën ushtarake të regjimit të dorëzohej ose do të përballej me “vdekjen e garantuar”. Tramp ka pohuar se Irani ka “humbur gjithçka” dhe ka përjashtuar nevojën për një pushtim tokësor tani për tani, duke e quajtur një veprim të tillë “humbje kohe”.
Presidenti amerikan në një intervistë për Reuters tha se nuk ishte i shqetësuar për rritjen e çmimeve të gazit në SHBA të nxitura nga konflikti në zgjerim me Iranin, por se operacioni ushtarak i SHBA-së ishte përparësia e tij.
Por, shefi i OKB-së për Energjetikë, Fatih Birol paralajmëron për mungesë të gazit natyror për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të dërgesave nga Lindja e Mesme.
“Pasoja për Evropën do të ishte se, nëse kriza vazhdon në këtë mënyrë, blerësit aziatikë dhe ata evropianë do të duhet të konkurrojnë për gazin e lëngshëm natyral, e cila do të bëhet gjithnjë e më e pakët. Pra, kjo do të jetë sfida për vendet evropiane nëse kriza vazhdon në ditët ose javët që vijnë”, deklaroi Fatih Birol, Shef i OKB-së për energjetikë.
Nëse çmimet e naftës rriten edhe më shumë, ndoshta deri në 100 dollarë për fuçi, dhe mbeten në atë nivel, disa ekspertë presin që kjo të rëndojë mbi rritjen ekonomike globale. Pasiguria për atë që mund të ndodhë me luftën ka shkaktuar luhatje të vrullshme në tregjet financiare gjatë kësaj jave. /Alsat.mk
The post Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e shtatë, Izraeli shkatërron bunkerin e Khameneit appeared first on Alsat.
