Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Wolvesi për t’u kualifikuar në 1/8 e finales për FA Cup.
“Reds” zhvilluan një paraqitje fantastike për të triumfuar me rezultat 1-3.
Andy Robertson pas asistimit të Curtis jones shënoi për të kaluar “Reds” në epërsi (51’).
Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë ai asistoi për Mohamed Salah, i cili dyfishoi epërsinë (53’).
Ndërkohë, fitoren e Liverpoolit dhe njëkohësisht kualifikimin e siguroi Curtis Jones pas asistimit të Gravenberch (74’).
E tëra që bëri Wolves ishte goli i nderit falë Hwang Hee-Chan (90+1’).
Liverpooli kësisoj siguron kualifikimin në 1/8 e finales dhe kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.
The post Liverpool hakmerret ndaj Wolves dhe siguron çerekfinalet e FA Cup! appeared first on Telesport.
