Në orët e fundit të ditës së djeshme, para se të hynte në fuqi vendimi për shtrenjtimi të derivateve mbi 14%, kolona të shtuara u vërejtën nëpër pikat e karburantit, të cilët e kishin të limituar sa litra të marrin.
Me dyshimet për fshehje të rezervave të derivateve për t’i shitur ato me çmime më të shtrenjta dhe indiciet për manipulime të konkurrencës jo lojale dhe praktikave të padrejta tregtare janë vënë mbi 30 subjekte të pikave të karburanteve, sipas Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ato do tu nënshtrohen inspektimeve më të detajuara dhe nëse konstatohen shkelje ligjore do të ndëshkohen me kohë, tha drejtori Vllatko Stojkoski, sipas të cilit në këto ditët e fundit janë kryer mbi 300 kontrolle inspektimi.
“Në 3-4 ditët e kaluara inspektorët shtetëror të tregut vazhdimisht ishin në terren, janë kryer mbi 300 mbikëqyrje inspektuese dhe është konstatuar se në rreth 30 pika të karburantit ka pasur mungesë të derivateve, duke u harxhuar rezervat e tyre. Dua të theksoj se në disa nga pikat e karburantit është vazhduar inspektimi më i thelluar dhe nëse ka shkelje të ligjit do të ketë masa ndëshkuese sipas ligjit”, tha Vllatko Stojkoski.
Ndërkohë Kryeministri Mickoski tha se mungesa e derivateve nëpër zonat kufitare u shkaktua nga shtetasit fqinjë që mbushnin naftë, pasi që në vendet e tyre çmimet ishin shtrenjtuar më herët. Por, sipas vëzhgimeve të mediave dhe reagimeve të qytetarëve reduktime të derivateve ka pasur edhe në zonat qendrore të vendit, ku pikat e karburantit kanë dhënë jo më shumë se 1,000 denarë për automjet.
“Në zonat kufitare ku janë pikat e karburantit në ato komuna sjell presin nga shtete fqinje sepse një pjesë e madhe e shtetasve fqinjë vijnë këtu për të mbushur naftë posaçërisht, andaj ndodhë që në disa pika të karburantit më shpejtë ti konsumojnë rezervat dhe të shfaqen mungesa, por kjo shpejtë kompensohet. Inspektorati shtetëror i tregut vazhdimisht është në terren dhe nuk ka ndërprerje të furnizimeve”, dekalroi Hristijan Mickoski.
Në Maqedoninë e Veriut një litër naftë është 1,39€, në Shqipëri nafta është 1,79€, në Serbi është 1,73€ litri i naftës, në Kosovës është 1,53€ litri i naftës, në Greqi është 1,59€, në Bullgari 1,41€ dhe kjo ka bërë që shtetasit fqinjë t’ia mësyjnë vendeve tonë për të mbushur naftë, fenomen i cili në tregun e lirë nuk përbën ndonjë shkelje ligjore, por që ka irrituar qytetarët tanë, të cilët prisnin radhë të gjata për naftë.
