Atletico Madrid mund të themi që ka siguruar biletën për në çerekfinalet e Champions League që sonte. “Colchoneros” fituan 5-2 ndaj Tottenham, në takimin e parë të 1/16-ve të luajtur në “Metropolitano”.
Serinë e golave e hapi Marcos Llorente në minutën e 6-të, pas asistit të Julian Alvarez dhe gafës fatale të portierit të londinezëve, Kinsky. Në minutën e 13-të, Antoine Griezmann dyfishon shifrat, pas asistit të Llorente-s dhe përgjumjes së mbrojtjes së Tottenham.Në minutën e 16-të, Julian Alvarez trefishon shifrat sërish pas gafës së portierit Kinsky.
Portieri çek Antonin Kinsky luan vetëm 17 minuta ndaj Atletico Madridit dhe më pas zëvendësohet me Vicario-n. Kinsky bëri dy gafa fatale që u shfrytëzuan saktë nga Atletico. Në momentin e zëvendësimit, Kinsky u shoqërua me duartrokitje nga tifozët e Atletico Madridit.
Por, edhe Vicario nuk qëndroi gjatë pa pësuar gol. Në minutën e 22-të, Le Normand shënon golin e 4-të për madrilenët. Mbrojtësi shënoi me kokë pas krosimit nga një goditje dënimi. Në minutën e 26-të, Pedro Porro shënon golin e ngushëllimit për londinezët, pas asistit të Richarlison. Pjesa e parë mbyllet 4-1 për Atletico-n.
Në minutën e 55-të, Julian Alvarez shënon golin e dytë personal dhe të pestin për spanjollët. Pas një pritje fantastike të Jan Oblak, kundërsulm i shpejtë i madrilenëve, asist i Griezmann dhe Alvarez që tregon gjithë klasin e tij duke u nisur nga më shumë se gjysma e fushës dhe në fund dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 76-të, pas një gafe që nisi nga një pasim i gabuar i Oblak, ishte Dominik Solanke që përfitoi dhe gjeti golin e dytë për londinezët, pas asistit të Pedro Porro. Rezultati final, 5-2.
The post Tottenham për turp, Atletico Madrid me fitore SPEKTAKOLARE (video) appeared first on Telesport.
