Arrin në Shkup grupi i dytë i të evakuuarve nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Grupi i dytë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EAB) ka arrit në Shkup, njoftoi sonte Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Në aeroportin ndërkombëtar- Shkup ka arrit Grupi i dytë i shtetasve nga Maqedonia të cilët arritën sigurt nga Dubai dhe u larguan nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe. Janë gjithsej 150 udhëtarë nga të cilët 125 janë shtetas të Maqedonisë, shtatë shtetas të Serbisë, 11 shtetas të Kosovës, dy shtetas të Bosnje e Hercegovinës, dy shtetas të Shqipërisë, një shtetas i Gjermanisë, një shtetas i Armenisë dhe një shtetas i Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.

Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa kostot për zbatimin e saj u mbuluan plotësisht nga shteti.

“Gjatë ditës së nesërme pritet në Prishtinë të arrijë Grupi i tretë i qytetarëve që është planifikuar të niset nga Riadi, Mbretëria e Arabisë Saudite”, paralajmërojnë nga ministria.