ASH: 100 gra të dekoruara me Mirënjohje për kontribut profesional jetësor

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, Sekretariati për Barazi Gjinore i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Njomza Shaqiri, në bashkëpunim me këshilltaret komunale të Aleancës për Shqiptarët, realizoi një aktivitet simbolik dhe domethënës për vlerësimin e kontributit të grave në shoqëri.
Në kuadër të këtij aktiviteti u bë shpërndarja e Mirënjohjeve për Kontribut Profesional Jetësor për 100 gra të dalluara nga disa komuna, përkatësisht: Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Vrapçisht, Likovë, Çair, Gazi Babë, Saraj dhe Tearcë. Përmes këtij vlerësimi u nderuan gra që me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre ndër vite kanë lënë gjurmë të rëndësishme në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.
Ky aktivitet synon të promovojë dhe të vlerësojë rolin e pazëvendësueshëm të grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar.
Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sferë të jetës publike dhe institucionale. Fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri nuk është vetëm një çështje barazie, por një domosdoshmëri për zhvillimin dhe progresin e përgjithshëm të shoqërisë sonë.