Zgjedhjet e reja parlamentare që mund të pasojnë pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, pritet të ndikojnë edhe në përbërjen e skenës politike.
Një ndryshim që po përmendet është pozicionimi i Vjosa Osmanit në këto zgjedhje, si forcë e vetme politike apo do të rikthehet në shtëpinë e vjetër të saj, LDK-në.
Politologu Argjend Zejnaj, thotë se përveç Osmanit nuk mund të priten lëvizje të tjera.
“Zgjedhjet e Reja re formatojnë zhvillimin e Kosovës ne fakt i shkaktojnë ngecje përndryshe skena politike nuk besoj se ndodh ndonjë tronditje e madhe ndonjë përplasje e madhe ndonjë kauzë te madhe për me pas ndonjë ndryshime dhe pse do duhej te ndodh ndryshimi respektivisht krejt varet et nëse presidentja që është ende në detyrë do të marr kahje politike partiake apo do i hyj garës si e vetme dhe kjo do ta përcaktoj nëse do të kemi ndonjë prapa kthim te atij elektorati qe e ka dërgua në 2021”, tha Zejnaj.
Sa përket rikthimit të Osmanit në LDK, një ditë më parë në një intervistë për mediat në Shqipëri Osmani nuk dha një përgjigje konkrete por tha se vendimi saj do të bazohet mbi interesin e Kosovës dhe mbi zhvillimet aktuale në vend.
Ish-diplomatit Lutfi Bilalli, pret që Osmani të jetë risia e zgjedhjeve të reja çfarëdo që të jetë rreshtimi i saj politik.
“Do të kemi formacione të reja besoj me presidenten Osmani e cila pas 5 prillit do të jetë ish presidentja që mund të jetë me forcë politike apo mund te kthehet në folenë e vetë në LDK. Kjo mendoj do jetë risia me madhe s’mënoj se partitë tjera ise një subjekt i ri mund te sjell diçka kualitet sidomos ne marrje. por osmani mendoj do te arrije një rezultat që do të prish matematikat sidomos partisë në pushtet”, tha Bilalli.
Çështja e presidentit të ri ndau rrugët mes LVV-së dhe Vjosa Osmanit derisa ende nuk dihet nëse kjo e fundit do të krijojë ndonjë subjekt të ri politik apo do të rikthehet në LDK.
