Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Arbër Ademi ka reaguar ndaj debatit për shqipen në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ademit prej kohësh Gjykata Kushtetuese është shndërruar në mjet të Qeverisë për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit.

Ademi vlerëson se kreu i Kushtetueses, Kostadinovski nuk e fsheh anti-shqiptarizmin me deklaratat për dërgimin e porosive vetëm në maqedonisht e anglisht. Ademi thotë se me këtë ai shkel vetë Kushtetutën. “Vendimi i tyre sot është keqpërdorim i pozitës zyrtare, duke ndërhyrë brutalisht në rendin juridik të vendit. Çfarë të themi më shumë?! Ata që thoshin “rrini rehat, ka kush kujdeset për shqiptarët”, sot zë nuk guxojnë të bëjnë. Keq, shumë keq”, shkruan Ademi.

The post Ademi shpërthen ndaj Kushtetueses: Po minon Marrëveshjen e Ohrit dhe po shkel Kushtetutën appeared first on Alsat.