“Ardhmëria që frymëzon” është platforma më e re e DM-së, e cila ka për qëllim nxitjen e qytetarëve e organizatave që në mënyrë aktive të marrin pjesë në nisma për solidaritet, barazi dhe mbrojtje të ambientit jetësor. Platforma e re e DM-së u prezantua sot në një ngjarje, e cila i bëri bashkë përfaqësuesit e sektorit civil, kompanitë dhe individët rreth idesë për veprim të përbashkët për një shoqëri më të mirë. Nga kompania theksuan se dëshirojnë të jenë partner të shoqërisë, të mbështesin idetë e mira dhe të krijohet hapësirë ku nismat frymëzuese mund të zhvillohen dhe të ngjallen. Ngjarja u përmbyll me një aktivitet simbolik vullnetar. Mysafirët e pranishëm u përfshinë në paketimin e donacioneve për Qendrën e Krizës “Shpresa” dhe Rrjetin kombëtar kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas.
“Si kompani e përgjegjshme shoqërore besojmë se ndryshimet e vërteta burojnë nga individët. Kur individët bëhen bashkë për një qëllim të përbashkët besojmë se ky ndryshim do të jetë shumë më i fuqishëm dhe më me ndikim. Nga këtu nëpërmjet kësaj platforme individët do të kenë mundësi që t’i paraqesin angazhimet e tyre vullnetare dhe nismat e tyre në interes të shoqërisë. Qëllimi është që këto rrëfime të bëhen publike dhe të qasshme për opinionin me qëllim që të inspirojmë më shumë njerëz të tjerë që të përfshihen në këto angazhime ose në ndonjë aktivitet të përgjegjshëm shoqëror,” tha Kristina Duranska, Menaxhere marketingu në DM
The post DM prezanton platformën e re “Ardhmëria që Frymëzon” appeared first on Alsat.
