PSG ka fituar 5-2 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve, e luajtur në “Parc des Princes”. Një ndeshje shumë e bukur, me gola dhe spektakël në fushë, por në fund jane parizienët ata që festojnë.
Francezët gjetën golin e avantazjit që në minutën e 10-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe krosimit në zonë nga Ousmane Dembele për Joao Neves, ky i fundit ul topin bukur me kokë dhe asiston për Bradley Barcola, i cili shënon një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës. Barazimi i londinezëve do të vinte në minutën e 28-të, ku pas një asisti magjik të Enzo Fernandez, ishte Malo Gusto që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme brenda zonës, me të djathtën. Në minutën e 41-të, ishte Ousmane Dembele që gjeti rrjetën dhe kalon sërish në avantazh PSG-në, i cili tregoi gjithë klasin e tij, duke “trullosur” mbrojtësit e Chelsea-t dhe e finalizon aksionin më së miri duke dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për PSG-në. Në minutën e 57-të, Pedro Neto fiton një top në zonën e kundërshtarit dhe pas një kundërslmi të shpejtë asiston në mënyrë perfekte për Enzo Fernandez, argjentinasi barazon shifrat.
Megjithatë, parizienët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e tretë në minutën e 74-të, ku pas një gafe të portierit Jorgenes dhe asistit të Kvaratskhelia, ishte Vitinha që dërgoi plot klas topin në rrjetë. Në minutën e 86-të, ishte goli spektakolar i Khvicha Kvaratskhelia që vulosi fitoren e PSG-së. Gjeorgjiani i futur në pjesën e dytë si zëvendësues shënoi me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë, ishte sërish Kvaratskhelia që shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për PSG-në, pas asistit të Hakimi.
Bodo/Glimt po ashtu ka hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinaleve, pasi fitoi bindshëm në shtëpi 3-0 ndaj Sporting Lisbon, në ndeshjen e parë. Norvegjezët gjetën fillimisht avantazhin pas golit të Sondre Fet nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32-të, pas një faulli brenda në zonë nga portugezët. Në minutat shtesë, Ole Blomberg dyfishon shifrat për Bodo/Glimt. Në minutën e 71-të, norvegjezët gjetën edhe golin e tretë falë kombinimit të bukur mes dyshes Jens Haughe-Kasper Hogh, danezi dërgon topin në rrjetë.
The post Spektakël në “Parc des Princes”. PSG nuk fal në shtëpi, Bodo/Glimt “leksione” Sporting Lisbon dhe është shumë pranë historisë (video) appeared first on Telesport.
