Gjendet e mbytur në lumin Vardar një 47-vjeçare nga Shkupi

Një grua 47-vjeçare është gjetur e pajetë sot në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të Stadiumit të Qytetit në Shkup.

Sipas informacioneve të para, viktima është nga lagjja Nerez e Shkupit dhe dyshohet se ka përfunduar e mbytur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se 47-vjeçarja me iniciale A.M ka qenë e punësuar në një nga ambasadat e huaja në vend.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi nga ekipet e SPB Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.