“Korridori 8 vazhdon të jetë një prej projekteve strategjike dhe ashtu jemi duke e trajtuar. Punimet janë duke u zhvilluar në mënyrë intensive”, kështu tha në Click Plus Driton Sulejmani nga VLEN duke shtuar në buxhetin e vitit 2026 në NP “Rrugët Shtetërore” janë është vendosur buxhet prej 103 milionë eurove. Tutje ai tha se Korridori 8 do të bëhet realitet dhe se po punohet në eksproprijimin e pronave.

Por Arta Blilali-Zendeli nga BDI kritikoi buxhetin e ndarë për vitin 2026 për Korridorin 8, që siç tha “lë për të dëshiruar”. Ajo u shpreh skeptike se me buxhetin e ndarë do të arrihet të bëhet ndonjë punë e madhe.