Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se është lëshuar në përdorim fusha ndihmëse në stadiumin e FC Shkupit, transmeton TV21. Siç thekson Mexhiti, fusha është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, me bar artificial dhe me ndriqim, me kushte moderne për stërvitje dhe zhvillimin e futbollit.

Edhe një projekt i përfunduar. Edhe një premtim i mbajtur.

Pak pas iftarit, në një atmosferë të bukur dhe me shumë energji pozitive, promovuam fushën ndihmëse në stadiumin e FC Shkupi, një investim i realizuar tërësisht nga buxheti i Komunës së Çairit, që sjell kushte moderne për stërvitje dhe zhvillimin e futbollit.

Në një sipërfaqe prej rreth 3500 m² është ndërtuar një fushë me bar artificial sipas standardeve bashkëkohore, e pajisur me sistem drenazhi dhe ndriçim të plotë, që mundëson përdorimin e saj gjatë gjithë vitit.

Ky investim hap më shumë mundësi për të rinjtë, krijon kushte serioze për zhvillimin e sportit dhe forcon traditën futbollistike të këtij qyteti.

Për këtë investim kaq të vlefshëm, dua të falenderoj ish-kryetarin e Çairit, z. Visar Ganiu, dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, z. Masar Omeragic, të cilët vunë bazat e këtij projekti

Vazhdojmë me punë e investime, me projekte që mbështesin talentin dhe i japin sportit hapësirën që meriton.