Egnatia dhe Vllaznia kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0 në “Arena Egnatia”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën 28 në Superiore dhe nuk dhuroi gola por polemika nga vendasit. Të dy ekipet patën raste por pjesa e parë foli për vendasit.

Një situatë e tensionuar u regjistrua në minutën e 71-të, në duelin mes Egnatias dhe Vllaznisë, ku i pranishëm është edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Xhemajli, pas një dueli me Bekim Balajn. Ky moment solli nervozizëm, teksa Egnatia braktisi fushën për disa momente.

VIDEO

Arbitri Lata shkoi në monitorin e VAR-it, për të parë momentin, ndërkohë që i qëndroi vendimit të tij, duke konfirmuar kartonin e kuq për mbrojtësin e skuadrës rrogozhinase. Kjo situatë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes stafeve dhe futbollistëve.

E pësoi edhe trajneri Tetova që ndëshkohet me karton të kuq. Egnatia rikthehet në fushë pas afro 7 minutash proteste.

 

 

The post (VIDEO) Paqe mes Egnatias dhe Vllaznisë, por dy të kuq dhe protesta e vendasve ndezi situatën appeared first on Telesport.