Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton opinionin se nga sot, 18 mars 2026, ka filluar shpërndarja e vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter për qytetarët që kanë fituar të drejtën sipas Thirrjes Publike për vitin 2025.
Nga 18 marsi deri më 17 prill 2026, personat që ndodhen në listë do të mund t’i tërheqin vauçerët në qendrat ndërkomunale për punë sociale në komunën ku jetojnë. Në faqen e internetit të Ministrisë janë publikuar të gjitha detajet për dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurën e tërheqjes.
Po ashtu, sot në faqen e Ministrisë është publikuar edhe lista e kompanive me të cilat janë lidhur kontrata, nga të cilat qytetarët do të mund të blejnë kondicionerët inverter duke përdorur vauçerin.
Bëhet fjalë për fazën e dytë të procedurës tashmë të përfunduar, ku të drejtë për mbështetje kishin ekskluzivisht familjet që deri më 5 tetor 2025 kanë paraqitur kërkesë, kanë dorëzuar dokumentacion të plotë dhe kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.
Lista e qytetarëve përfitues, si dhe lista e kompanive, janë të disponueshme në faqen e Ministrisë:
https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/rezultati-i-spisoci
Vauçeri mundëson blerjen dhe instalimin e një kondicioneri inverter me fuqi 3.5 kW dhe të paktën klasë energjetike A+, dhe mund të shfrytëzohet më së voni deri më 15 tetor 2026. Vlera e vauçerit është deri në 28.000 denarë, pa pagesë shtesë nga ana e përfituesve.
Ministria thekson se kjo fazë u dedikohet vetëm qytetarëve që kanë aplikuar në vitin 2025 dhe paraqet finalizimin e procedurës, në kuadër të së cilës ndahen gjithsej 4.070 vauçerë.
Për informata shtesë:
071-391-187
071-391-169
ranlivipotrosuvaci@energy.gov.mk
