Kanë mjaftuar vetëm 6 minuta që Barcelona të gjejë avantazhin ndaj Newcastle, në sfidën e kthimit që po luhet në “Camp Nou”, për të përcaktuar çerekfinalistin e radhës në Champions League.
Pas një aksioni që nis nga këmbët e Lamine Yamal dhe asistit të Fermin Lopez, ishte braziliani Raphinha që dërgoi topin në rrjetë.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e “Qymyrxhinjve”, të cilët barazuan shifrat në minutën e 15-të me anë të Antony Elanga, pas asistit të Lewis Hall. Kujtojmë që Elnaga u transferua verën e kaluar nga Nottingham Forest për 62 milionë euro.
Në minutën e 18-të, Raphinha kroson nga goditja e dënimit brenda në zonë, Gerard Martin asiston me kokë, Marc Bernal dërgon topin në rrjetë dhe i jep sërish avantazhin 2-1 Barcelonës.
Kujtojmë se ndeshja e parë në “St.James’Park” është mbyllur në barazim 1-1, ku katalanasit barazuan shifrat në minutën e fundit shtesë falë penalltisë së shndërruar në gol nga Lamine Yamal.
The post Tre gola të shpejtë në “Camp Nou”. Katalanasit të papërmbajtshëm, 62 milionë euroshi shënon për “Qymyrxhinjtë” (video) appeared first on Telesport.
