Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, bashkë me përfaqësuesit e shoqatës “Agimi i Bamirësisë”, kanë vizituar mëngjesin e sotëm çerdhet e komunës së Tetovës, ku kanë uruar fëmijët për festën e Bajramit. U shpërndanë edhe pako me dhurata. Kasami tha se po bëhet traditë që fëmijët të gëzohen edhe në festën e Bajramit. Stafi i çerdhes “Rilindja” dhe drejtoresha e çerdheve të Tetovës, mirëpritën Kasamin dhe përfaqësuesit e shoqatës “Agimi i Bamirësisë”, duke iu ndarë mirënjohje për kontributin e tyre. /Alsat.mk.

The post Kasami ndan dhurata për fëmijët në Tetovë appeared first on Alsat.