Shpenzimet për jetesë kanë shënuar rritje të dukshme në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas Lidhjes së Sindikatave, në periudhën nga janari deri në mars, shpenzimet janë rritur për rreth 2500 denarë. Nga Sindikata gjithashtu informojnë se vlera e shportës së konsumit në mars ka arritur në rreth 67 mijë e 900 denarë, që përbën rritje për 436 denarë krahasuar me shkurtin.

Lidhja e Sindikatave vlerëson se presion shtesë ndaj buxhetit familjar krijon edhe rritja e çmimit të karburanteve. Këto të dhëna sipas Sindikatës tregojnë për thellim të dallimit midis pagave dhe shpenzimeve reale për jetesë në shtet.

The post Shpenzimet për jetesë po shpërthejnë: Tre muajt e parë të vitit sjellin rritje alarmante dhe goditje të rëndë për qytetarët appeared first on Alsat.