Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i ka kërkon Qeverisë që urgjentisht të pranojë masat e propozuara nga LSDM për ulje të çmimeve. Ai paralajmëroi rritje të çmimeve të derivateve, të rrymës dhe të të gjitha produkteve. Filipçe akuzon Qeverinë se nuk po merr masa të përshtatshme, teksa qytetarët po përballen me kosto në rritje, nuk mund të paguajnë as faturat, e kryeministri, siç tha, është i zënë duke festuar.

Ne do të paraqesim projektligjet tona sot gjatë ditës për të ulur akcizën për karburantet, TVSH-në për produktet bazë ushqimore dhe për të përgjysmuar taksat. I bëjmë thirrje kësaj qeverie të paqytetëruar dhe të korruptuar që t’i pranojë këto ligje në mënyrë që të përmbushë nevojat, nevojat reale të qytetarëve”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.