Gazetar: Zekirja Haxhiu

Përplasje, tensione ndërpersonale, etiketime…Në vend të debatit të argumentuar, deputetët e shumicës dhe opozitës fyen rëndë njëri-tjetrin gjatë seancës së sotme të kuvendit.

“Dëgjo të lutem me krejt respektin të drejtohem të të ndihmoj.
Ky do të ndihmojka, abe ec.
Ajo le të këndoje pak natën, le të këndoje.
Nervozën që e keni është e panevojshme.
Çfarë nervoze be na gërdite kur të shohim në foltore, ec te shpia ajde!
Me krejt respektin për gjininë femërore por nuk di si të flas me ju. Jeni e dehur dhe s’mund të flas me ju. Flisni çka të doni….

Shko mbushi hundët pak. Shko shko mbushi hundët pak se dozën se ke marrë. S’je vetvetja more pis more i degraduar more.
Ju lutem ju lutem Saranda”, u
konfrontuan Blerim Bexheti dhe Saranda Imeri.

Deputetët u përplasen edhe për çështje fetare. Opozita u ankua për caktimin e seancave plenare dhe në komisione, një ditë para festës së Bajramit.

Sa jeni të moralshëm, sa jeni të ndershëm, të njerëzishëm, fetar e kombëtar, jeni të demaskuar. Keni edhe përgjime, jeni të njohur në opinion, jeni të baltosur, jeni të nximë, jeni të përzimë dhe gjithë shqiptaria dhe gjithë besimtarët e dinë se lideri juaj ka sharrë dhe fenë edhe profetin dhe ju nuk vlerësoni nuk respektoni asnjë vlerë kombëtare as fetare jeni me improvizime”, deklaroi Adnan Azizi, VLEN.

Ndërsa sa për Islam, atë e di popullata. Nuk mundeni në këtë foltore të përdorni ashtu terme se është turp për juve”, tha Dijana Toska.

Gjithçka filloi me reagimin e Frontit Evropian, përse seanca plenare nisi nga pika e tretë dhe u shmang pika e dytë e rend të ditës që kishte të bënte me debatin dhe votimin e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor.

“Çfarë keni planifikuar aty? Çfarë prapaskene po luhet? Do ti del koka edhe kësaj por megjithatë është e rëndësishme të themi hapur se kandidatin të cilin po pretendon kjo shumicë parlamentare ta kalojë, ka vendim për shkarkim nga Këshilli Gjyqësor. A për këtë nuk e vendosni në rend të ditës se nuk i keni numrat me badenter”, theksoi Rina Ajdari, Fronti Evropian.

“Në asnjë moment kur reagohet në procedurale për tejkalimin e pikave të rendit të ditës, nuk është thyer rregullorja në asnjë moment. Këtë e bëjmë brenda rregullores dhe rregullave që ka funksionuar Kuvendi prej themelimit të saj dhe sidomos me rregulloren e re”, tha Afrim Gashi – Kryetar i Kuvendit./Alsat.mk.

 

The post Përplasje në Kuvend: Fyerje, akuza dhe bllokim votimesh para Bajramit appeared first on Alsat.