Gazetar: Petar Çaushevski

“Në seancën gjyqësore për zjarrin në diskotekën „Puls“ në Koçan, dëshmoi ndihmësi i inspektorit të përgjithshëm nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ai theksoi se drejtoria nuk kishte numër të mjaftueshëm inspektorësh dhe se deri në ditën e tragjedisë nuk ishin kryer kontrolle të rregullta inspektuese ndaj diskotekave dhe kabareve”, thotë Petar Çaushevski, gazetar.

Në Koçan nuk ka pasur inspektor nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, dhe deri në vitin 2020 nuk janë kryer kontrolle të rregullta në diskoteka dhe kabare në komunat ku nuk kishte inspektorë, deklaroi në seancën gjyqësore për tragjedinë në Koçan, Zhivko Stavreski, ndihmës i inspektorit të përgjithshëm nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Pas vërejtjes së Këshillit Inspektues se në Planin Vjetor duhej të planifikoheshin mbikëqyrje inspektuese edhe për komunat ku nuk ka inspektorë, ne në praktikë e respektuam këtë, duke regjistruar të paktën një mbikëqyrje për komunë si numër. Por realizimi i kësaj detyre në realitet nuk ishte i mundur për shkak të vendimeve për shpërndarje dhe mungesës së inspektorëve, edhe pse ishin parashikuar në Plani Vjetor si numër”, deklaroi Zhivko Stavreski, ndihmës inspektor i përgjithshëm nga DMSH.

– Një mbikëqyrje e regjistronim si numër

– Nuk kryheshin për shkak të mungesës së inspektorëve

Stavrevski theksoi se pas tragjedisë në Koçan filluan të kryheshin mbikëqyrje të jashtëzakonshme në të gjitha diskotekat dhe kabaret.

“Pas tragjedisë, deri në këtë muaj janë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në diskoteka dhe kabare. Veprohej sipas kërkesave nga MPB-ja, si dhe nga institucionet e tjera shtetërore”, tha Zhivko Stavreski, ndihmës i inspektorit të përgjithshëm nga DMSH.

– Pas tragjedisë janë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në diskoteka dhe kabare

– Veprohej sipas kërkesave të MPB-së dhe institucioneve të tjera shtetërore

Saktësisht një vit më parë ndodhi zjarri në diskotekën „Puls“ në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Për tragjedinë janë të akuzuar 35 persona dhe tre kompani, veçmas aktakuzë është ngritur edhe për 23 punonjës policorë. / Alsat.mk.

The post Nuk ka pasur kontrolle të rregullta në diskoteka dhe kabare deri në tragjedinë në Koçan appeared first on Alsat.