Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli ka uruar festën e Fitër Bajramit që siç tha, kjo festë na rikujton rëndësinë e unitetit, respektit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit, duke forcuar vlerat më të larta njerëzore dhe shpirtërore
Zejneli uroi që në të gjitha familjet të ketë paqe shëndet e begati duke shtuar që në shoqëri të mbizotëroj toleranca dhe mirëkuptimi.
“Të nderuar,
me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, më lejoni që në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tetovës, t’jua përcjell urimet e mia më të përzemërta.
Fitër Bajrami vjen pas muajit të bekuar të Ramazanit dhe bart mesazhe të fuqishme për sakrificë, solidaritet, mëshirë dhe përkushtim. Kjo festë na rikujton rëndësinë e unitetit, respektit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit, duke forcuar vlerat më të larta njerëzore dhe shpirtërore.
Në këtë ditë feste, uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, shëndeti dhe begatia, ndërsa në shoqërinë tonë të shtohet mirëkuptimi, toleranca dhe bashkëpunimi”, ka shlruar Zejneli
