Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -2 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 8 deri në 16 gradë.
Në Shkup, kryesisht me vranësira dhe periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 2, ndërsa maksimale do të arrijë 15 gradë, njofton Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik.
Ditët në vijim do të jenë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe erëra të forta, kryesisht nga veriu, përveç të hënës kur do të ketë kushte për shira të lehtë.
The post Mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell appeared first on Alsat.
