Gazetar: Suad Bajrami
Reagime të shumta në opinion lidhur me gjuhën denigruese dhe skandaloze të deputetëve gjatë ditës së djeshme në Kuvend. Bashkimi Demokratik për Integrim e merr në mbrojtje deputetin Blerim Bexheti i cili dje koleges së tij nga VLEN, Saranda Imeri i tha që është e dehur dhe “këndon natën”, i cili në zhargonin popullor apo figurativ, si shprehje frazeologjike përdoret për rrethana të shfrenimit apo amoralitet.
“Ky nivel sjelljeje nuk përfaqëson as gratë në politikë, as standardin që ato kanë ndërtuar me punë dhe integritet. Përkundrazi, e cenon atë. Më e rëndë është fakti që kjo ndodhi pa ndërhyrje. Kryetari i Kuvendit kishte detyrimin të ndalojë menjëherë këtë gjuhë dhe të mbrojë dinjitetin e institucionit. Ai nuk e bëri,” thonë nga BDI.
Niveli i sjelljes së Saranda Imerit, nuk i përfaqëson gratë. Afrim Gashi të japë dorëheqje, nuk e parandalojë gjuhën denigruese
Edhe VLEN i del në mbrojtje deputetes së tyre Saranda Imeri, e cila gjatë seancës së djeshme kolegut të saj nga BDI i tha “shko mbushi hundët se nuk e ke marrë dozën”, duke aluduar në lëndë narkotike. Granit Osmani nga VLEN i kërkon Bexhetit që t’i tërheqë fjalët.
“Sjelljet e tilla jo vetëm që ofendojnë një grua të zgjedhur nga qytetarët, por godasin të gjitha gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe politike. Kërkojmë që Bexheti të tërheq fjalët dhe të kërkojë falje, sepse Kuvendi nuk është arenë për të treguar muskuj ndaj grave dhe nënave shqiptare, por dominim të argumenteve dhe dijes që në fakt në BDI mungon prej kohësh,” thuhet në postimin e Granit Osmanit, VLEN.
Blerim Bexheti të kërkojë falje për ofendimin e grave. Kuvendi nuk është arenë për të treguar muskuj ndaj grave
Rasti është komentuar edhe në rrjetet sociale, krahas kritikave neutrale ndaj dy deputetëve për gjuhën denigruese dhe të papërshtatshme për institucionin ligjvënës dhe jo vetëm, mbështetësit kanë përshkallëzuar gjuhën dhe akuzat, madje duke propaganduar fushatë të zezë kundër njërës apo tjetrës palë. /Alsat.mk
The post Skandal politik shpërthen: Akuza për dr*gë e amoralitet, përplasje e fortë për dorëheqje dhe falje appeared first on Alsat.
