Mesazhe uniteti për Bajram: Krerët e shtetit bëjnë thirrje për mirësi dhe bashkëjetesë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, krerët shtetërorë kanë dërguar mesazhe urimi për besimtarët myslimanë, të cilët, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kremtojnë një nga festat më të rëndësishme të tyre. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, tha se kjo festë përfaqëson vlera të larta shpirtërore si paqja, solidariteti, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë.

“Në një kohë kur njerëzimi përballet me konflikte, luftëra, kriza dhe ndryshime klimatike, dhe kur kemi nevojë për paqe e stabilitet, vetëm përmes unitetit dhe respektit mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme dhe një atdhe të begatë. Le ta ruajmë këtë frymë gjatë gjithë vitit,” thuhet në postimin e Gordana Siljanoska Davkova , presidente.

-Vetëm me unitet dhe respekt ndërtojmë një të ardhme të begatë

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, uroi paqe, shëndet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët që festojnë këtë ditë të shenjtë.

“Duke uruar që agjërimi, lutjet, veprat e mira dhe adhurimet tuaja të jenë pranuar, le të vazhdojmë të kultivojmë mirësinë, respektin dhe bashkëpunimin në përditshmërinë tonë. Le të jetë kjo ditë feste një moment afrimi, që forcon lidhjet tona dhe na frymëzon për më shumë kujdes ndaj njëri-tjetrit”

-Të vazhdojmë të kultivojmë mirësinë, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në mesazhin e tij të urimit rikujtoi vlerat themelore si respekti, solidariteti, humanizmi dhe kujdesi për tjetrin, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit

“Si popull, gjithmonë kemi ditur të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në momentet më të rëndësishme. Prandaj, sot më shumë se kurrë, është e nevojshme të kultivojmë bashkëjetesën, të ndërtojmë besim dhe të investojmë në një të ardhme të përbashkët me paqe, stabilitet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët”

-Si popull, vetëm me bashkëjetesë dhe besim ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë, Hristijan Mickoski, kryeministër.

Festën e Bajramit besimtarëve myslimanë ua uruan edhe partitë politike. /Alsat.mk