Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, foli pas publikimit të listës me 26 lojtarë për sfidën ndaj Polonisë dhe eventuelisht ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi, në “play off”-in e Botërorit 2026. Ai theksoi se mungesat si ajo e Manajt nuk duhet të jenë shqetësim: “Si trajner nuk dua të qaj… Ne kemi të tjerë, ky është avantazhi i federatës, dera është e hapur. Kam besim te lojtarët e grumbulluar dhe i kemi menduar më parë, pas dëmtimit të Manajt”.
Braziliani vuri në dukje rikthimet e Muçit dhe Mehmetit: “Muçi është sulmues, shënon dhe ka tipare ofensive. Mehmetin e shoh si sulmues krahu. Përveç Manajt, kemi opsione si Uzuni, Muçi, Mehmeti dhe Bajrami”.
Ja deklaratat e plota të trajnerit kuqezi, përballë gazetarëve: “Mungesat dhe risitë? Si trajner nuk dua të qaj, Manaj është një futbollist emblematik për ekipin, vendin, federatën, po bënte shumë mirë. Ne duhet të përshtatemi me situatën, të qajmë nuk vlen, sepse kemi të tjerë, ky është avantazhi i federatës, se dera është e hapur. Manaj kishte një dëmtim të rëndësishëm, për fat të keq edhe Daku nuk ka asnjë minutë loje më 2026. Pra, duhet të përshtatemi.
Dera është e hapur, kemi 2-3 lojtarë që vijnë dhe jam shumë i lumtur padyshim edhe për ta. Sa i përket Pllanës e Pilos, prej kohësh jemi pas tyre. Është në rregull, momenti i duhur, ndeshje e rëndësishme ku mund të shihen sa vlejnë. Kemi 3 ditë përgatitje për të shkuar në fushë në gjendjen më të mirë ndaj Polonisë. Nuk duhet t’i qajmë mungesat, kam besim te lojtarët e grumbulluar. I kishim menduar që më përpara, pas dëmtimit të Manajt e rivlerësuam situatën dhe i thirrëm.
Muçin unë e shoh si sulmues, luan edhe në dy pozicione të tjera, është lotjar që shënon, ka tipare ofensive dhe më pak difensive. Mehmetin e kemi sjellë ne 3 vite më paraa në kombëtare, është rritur, e shoh si sulmues krahu, është përmrësuar. Muçin e shoh si sulmues, nëse nuk ke “9” duhet të gjesh lojtarë që të shënojnë. Bajrami është ai që ka shënuar më shumë, 7 gola, Asani me 6 dhe Asllani me 4. Kemi opsione të tjera përveç Manajt si Uzuni, Muçi, Mehmeti dhe Bajrami.
Problemet në mbrojtje? Kjo nuk është një ndeshje për eksperimente, Pilo është me eksperiencë, 25-vjeçar, është gati. Sot është për gjithçka në rregull dhe mund ta marrim. Sa i përket Pllanës, është e njëjta situatë. Na mungon një mbrojtës qendre, herën e fundit kemi parë Cake. Pllana e njeh mirë kampionatin polak se luan atje, e kemi parë prej 6 muajsh, është një lojtar që vlen. Të shohim atë që është në gjendje të bëjë. Nuk është eksperiment, është nevojë. Mund të merrja 23 lojtarë, por mendoj se është një ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi thirrur 26 lojtarë, pastaj t’i shohim në stërvitje. Kemi lojtarë që vijnë me pak minuta, që janë kthyer një javë më parë në veprim.
Një situatë e veçantë, si ajo e Asanit, kam folur me të. Kam menduar si trajner që është ndeshje e rëndësishme, nuk është eksperiment, duhet të kem mundësi zgjedhjeje. Të mos harrojmë që për të ardhur deri këtu kemi bërë shumë sforco, përkushtim. Iu kam thënë të gjithë lojtarëve që për fat ekipi është i hapur dhe nuk janë të njëjtët nga marsi i kaluar e deri tani, por i falënderoj të gjithë që kanë bërë sforco për të ardhur këtu, për të gjithë punën që kemi bërë. Shkojmë në 100%, për të bërë më të mirën ndaj Polonisë, për ne, federatën, për kombin. Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë për të ardhur deri këtu”.
Mbi mungesën e Seferit: “Ne kemi një dëshirë të madhe të luajmë dhe ta përfaqësojmë denjësisht Shqipërinë në “play-off”, për të shkuar në Botëror. Kemi parë ndeshje të rëndësishme të “play-off” të 2022, për të kuptuar gjëra të tjera që ndodhin. Ishin Suedia, Polonia, Çekia, i kemi parë kualifikueset e Botërorit të kaluar. Ne kemi thirrur 26 lojtarë, nuk mund t’i kemi të gjithë. Nëse marr Seferin mbetet jashtë një tjetër. Përse more këtë dhe jo atë? Ndodh, e kam lexuar. Ndodh edhe te Brazili, për shembull, ku është Ancelotti; edhe me Martinez në Portugali.
Sipas meje jemi të mbuluar në mesfushë dhe në mbrojtje. Duhet të mendojmë si ta dërgojmë ekipin më afër zonës kundërshtare, sepse nëse nuk shënon nuk shkon përpara. Jemi krenarë me lojtarët që kemi, kemi bërë zgjedhje, nuk mund të kem 30-32 lojtarë. I kam falënderuar të gjithë që kanë bërë rrugëtimin, por jemi të bindur se me këta 26 lojtarë mund të ecim para. Me ta kemi mundësinë të përshtatemi dhe të shkojmë përpara”.
Bujar Pllana dhe Stavri Pilo, gjithçka duhet të dini mbi dy debutuesit kuqezinj
The post Sylvinho: “Me këta 26 lojtarë shkojmë në Botëror, besoj te të rinjtë dhe rikthimet appeared first on Telesport.
