Në “Adush Muça”, Bylis ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur Flamurtarin me shifrat 2-1, një rival direkt.
Nga minuta e parë deri në minutën e 80-të, ishte një ndeshje e mërzitshme dhe me pak raste nga të dyja skuadrat. 10 minutat e fundit të kohës së rregullt dhe minutat shtesë ishin vërtet dramatike.
Sfida u zhbllokua në minutën e 82-të, ku pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit, ishte Fabjan Përndreca që dërgoi me kokë topin në rrjetë.
Në minutën e tretë shtesë, përsëritet e njëjta skenë në golin e parë, por këtë herë në anën e Flamurtarit. Pas një krosimi në zonë, ishte Bintsouka që dërgoi me kokë topin në rrjetë duke barazuar shifrat 1-1.
Në minutën e 90+7′, pas një fualli të dukshëm të kapitenit Lorenc Trashi ndaj kundërshtarit, arbitri jep penallti për ballshiotët. Godet Muric, topi përfundon në rrjetë dhe ndeshja mbyllet 2-1 për Bylis.
Pas kësaj fitoreje, Bylis ngjitet në vendin e shtatë me 30 pikë, Flamurtari në vendin e fundit me 24 pikë.
The post Abissnet Superiore: Fund dramatik në Ballsh, Bylis fiton në frymën e fundit ndaj Flamurtarit appeared first on Telesport.
