LSDM akuzon se gjatë tre javëve të fundit çmimet e karburanteve janë në rritje për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, ndërsa qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk ka ndërmarrë masa konkrete. Sipas tyre, kjo situatë ka nxitur një valë të re shtrenjtimesh edhe në sektorin e ushqimit. Ata pretendojnë se në markete tashmë kanë filluar rritjet e çmimeve, ku vaji ushqimor ka kaluar mbi 100 denarë, vezët mbi 300 denarë, ndërsa frutat dhe perimet shiten mbi 100 denarë për kilogram. Nga opozita theksojnë se produktet bazë po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme për qytetarët.

“ Po paralajmërohet edhe një rritje e re e çmimeve të karburanteve. Edhe nëse më pas stabilizohen çmimet në tregjet botërore, çmimet në markete nuk do të ulen. Shtrenjtimet janë një goditje e rëndë për standardin e qytetarëve. Pse qeveria nuk ndërmerr asgjë? A po pret të rritet varfëria, që njerëzit të mos kenë për bukë, të mos mund të ushqehen? Është e qartë se bizneset private po përfitojnë në kurriz të qytetarëve. 4.5 milionë euro më shumë kaq u kushton qytetarëve të Maqedonisë kjo neglizhencë e qëllimshme e qeverisë”, deklaroi Simona Cvetanovski. /Alsat.mk.

The post LSDM: Qeveria nuk mori asnjë masë, për çmimet e karburanteve appeared first on Alsat.