Në Tetovë ka shumë semaforë të prishur!
Mosfunksionimi i tyre, por edhe mungesa e sinjalistikës rrugore bën që shpreh shoferët të pësojnë aksidente ose-ose të gjobiten.
Inxhinieri i komunikacionit Blerim Neimi ka vërejtur raste kur semafori nuk është i rregulluar siç duhet. Për shembull është i gjelbër edhe për këmbësorët dhe njëkohësisht edhe për njërën korsi të makinave.,
“Mungesa e funksionit të semaforëve apo mungesa e sinjalistikës, faktikisht bën një çoroditje tek vozitësit. Ata nuk mund të orientohen, nuk kanë instruksionet e duhura, kështu që faktikisht për të ra në kurthin e Safe City janë më të shumta. Për të funksionuar Safe City është normale që duhet të funksionojnë sinjalistika vertikale horizontale dhe vlen te ceket se fazat apo ciklet e semaforëve nuk janë në rregull. Shpesh ato dalin nga faza, nga cikli, në të njëjtën kohë kemi edhe kalim me këmbësorëve në të gjelbër, po ashtu kemi edhe kahja të automjetit në anë të djathtë apo të majtë, që i bie të kalon në semafor të gjelbër”, tha Blerim Neimi.
Për ta përmirësuar gjendjen me semaforët, Komuna e Tetovës pati shpallur tender, i cili tashmë është mbyllur.
Zëdhënësja e komunës na tha që presin që me përmirësimin e sinjalistikës ndriçuese, presin që të përmirësohet siguria në trafik.
“Kontraktuesi tashmë ka bërë porosinë për ndërrim të semaforëve me modele të reja moderne. Në disa semaforë do të bëhet edhe ndërrimi i funksionimit nga sistemi dyfazor në atë trefazor, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e qarkullimit. Po ashtu do vendosen edhe semaforë shtesë në disa pika”, tha Besarta Ramadani.
Tenderi për rregullimin e semaforëve do të kushtojë rreth 200.000 euro. Komuna ka ndarë edhe 45.000 euro për sinjalizimin vertikal, i cili pritet të zëvendësohet në gjithë qytetin.
