Gazetare: Linda Ebibi Ademi

LSDM-ja opozitare i ka cilësuar masat e qeverisë për uljen e TVSH-së për derivatet si “hedhje mjegulle në sytë e qytetarëve”. Sipas Filipçes, këto masa nuk janë konkrete dhe nuk sjellin përmirësim real për standardin e jetesës. Sipas tij, për Mickoskin më i rëndësishëm është biznesi sesa qytetarët. Ai shtoi se duhet të shqyrtohet mundësia e kufizimit të furnizimit me derivate për qytetarët nga rajonet e tjera që vijnë dhe blejnë në vend, në mënyrë që të mbrohet tregu i brendshëm.

“Pyes me çfarë fytyre pa turp doli kryeministri para qytetarëve me vetëm gjysmë mase, që të na flasë se sa janë çmimet e naftës në vendet fqinjë? Me çfarë mareshte kryeministri tre javët e kaluara….Qartazi shihet se qeveria ju ika masave konkrete siç është ulja e akcizës së TVSH-së që me të vërtet mund të jep ulje reale” , deklaroi Venko Filipçe , kreu i LSDM-së.Filipçe kërkoi që të pranohen pakoja e masave e propozuar nga partia që ai drejton.

“Efekt më të realt që do të ndjehet, që qytetarët do ta ndjejnë, bizneset do ta njejnjë është që të pranohen masat tona: ulje e çmimit të TVSH-së të karburanteve prej 18 në 10 për qind, si shtesë ulje e akcizës për karburantet 4 denarë, 0 për qind TVSH për ushqimet bazë, si dhe përgjysmim të çmimeve për pikat pagesore” , theksoi Venko Filipçe, kreu i LSDM-së.

Sipas Filipçes, me uljen e TVSH-së për ushqimet pritet të ulen çmimet e rreth 250 produkteve bazë, ndërsa qytetarët do të kursejnë mbi 2 mijë denarë në muaj. Ai theksoi se këto janë masa konkrete dhe efektive, të cilat qeveria duhet patjetër t’i pranojë dhe t’i zbatojë. / Alsat.mk.

The post LSDM e quan uljen e TVSH-së për derivatet “hedhje mjegulle në sytë e qytetarëve” appeared first on Alsat.